Harroni atë formulën popullore që tash e shumë kohë qarkullon për moshën e qenve: Një vit i njerëzve është i barabartë me 7 të qenve.
Pos llogaritjes klasike të viteve, ka edhe një llogaritje për pjekurinë e qenve, për të cilën po punojnë gjithnjë e më shumë kinologët, shkruan CityMagazine të mërkurën.
Nuk ka asnjë skemë të saktë që krahason moshën e qenit me atë të njeriut. Qenve nisin t’u ndërrohen dhëmbët pas 3-4 muajsh, që te njerëzit ndodh pas 5-6 vjetësh.
Dy vitet e para të jetës së një qeni nuk janë katërmbëdhjetë vjet të njerëzve, por rreth njëzet e pesë.
Pas kësaj, çdo vit pasues është më pak se shtatë vjet të njeriut. Gjatë llogaritjes, duhet të keni parasysh edhe madhësinë dhe shpejtësinë e maturimit dhe periudhën e plakjes së qenit, e cila është shumë e vështirë për t'u përcaktuar me saktësi.
Edhe kjo tabelë, më poshtë, duhet të merret me rezervë, por gjithsesi faktet flasin se është më afër të vërtetës atëherë kur krahasohet pjekuria e qenve.
Qeni 3 muajsh – njeriu 5 vjeç
Qeni 6 muajsh - njeriu 10 vjeç
Qeni 1 vjeç – njeriu 15 vjeç
Qeni 2 vjeç – njeriu 24 vjeç
Qeni 3 vjeç – njeriu 28 vjeç
Qeni 4 vjeç – njeriu 32 vjeç
Qeni 5 vjeç – njeriu 36 vjeç
Qeni 6 vjeç – njeriu 40 vjeç
Qeni 7 vjeç – njeriu 44 vjeç
Qeni 8 vjeç – njeriu 48 vjeç
Qeni 9 vjeç – njeriu 52 vjeç
Qeni 10 vjeç – njeriu 56 vjeç
Qeni 12 vjeç – njeriu 64 vjeç
Qeni 14 vjeç – njeriu 72 vjeç
Qeni 16 vjeç – njeriu 81 vjeç
Qeni 18 vjeç – njeriu 91 vjeç
Qeni 20 vjeç - njeriu 101 vjeç
Qeni 21 vjeç – njeriu 106 vjeç
Duke pasur parasysh se jetëgjatësia e qenve është midis 12 dhe 15 vjet, i bie që ata të jenë midis 64 dhe 81 viteve të njeriut.