Kuriozitet

Fansja thyen rekordin me më së shumti tatuazhe me portretin e Madonnas

Fansja thyen rekordin me më së shumti tatuazhe me portretin e Madonnas

Një fanse e  Madonnas ka thyer rekordin botëror me më së shumti tatuazhe dedikuar dikujt të famshëm.

Me 18 portrete të artistes, Tara Berry zyrtarisht ka më së shumti tatuazhe në trupin e saj të Madonnas.

Ajo u inspirua jo vetëm nga dashuria për Madonnan, por edhe nga Nikki Patterson që më parë mbante rekordin me 15 tatuazhe të reperit Eminem.

Tara nisi të bënte tatuazhe me portretet e yllit të muzikës në vitin 2016. Ajo shpenzoi 110 orë dhe 9,800 dollarë në to.