Një familje amerikane prej katër anëtarësh pësoi një fatkeqësi gazmore kur mbërritën në banesën e tyre me qira me dy qentë e tyre, dhe zbuluan se kishin rezervuar një "shtëpi kukullash" me madhësi prej vetëm 10 metrash katrorë.
Babai JJ Keefe bëri rezervimin e shtëpisë ndërsa familja po udhëtonte për në Kanton të New Yorkut, raportoi The Independent të premten.
Por kur arritën në shtëpinë në Adondiracks, shteti verior i New Yorkut ata u tronditën kur gjetën një shtëpi të vogël.
Vajza Kylie Keefe, 25 vjeçe, filmoi reagimin e familjes teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura.
“Ne të gjithë qeshëm kur hymë brenda dhe pamë madhësinë e shtëpisë”, tha Kylie Keefe.
Keefe postoi videon në llogarinë e saj në TikTok, ku u bë virale, duke mbledhur pothuajse 32 milionë shikime.
Videoja fitoi gjithashtu vëmendjen e markave të shumta, duke marrë komente nga Hilton dhe Airbnb.
Gabimi i babait të saj përfundoi si aksident i lumtur, duke rezultuar në marrjen e një kuponi falas prej 500 dollarësh nga Airbnb, dhe një qëndrim falas në një hotel Hilton.
@kyliekeefe2 Reply to @amerika2147 here is your front facing tour of the #tinyhome #dadfailed #fyp
♬ original sound - Kylie Keefe
@kyliekeefe2 so my dad rented this Airbnb for four people and 2 dogs for two nights #fyp #airbnb #tinyhome
♬ original sound - Kylie Keefe