Shumë pronarë kanë krijuar profile në rrjetet sociale për kafshët e tyre shtëpiake dhe kështu kanë filluar të bëjnë para. Shumë njerëz pyesin se sa shumë mund të fitojnë pronarët e tyre në rrjetet sociale.
Përdoruesja e TikTokut, @princesshoneybellex, që poston përmbajtje për macen e saj ndau në një video shumën totale të parave të fituara gjatë çdo muaji të vitit 2023. Doli se është më shumë se paga mesatare vjetore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila sipas Forbes është pak më shumë se 59 mijë dollarë.
Shuma totale e parave që fitoi influencuesja ishte rreth 74 mijë dollarë.
Vetëm në TikTok, macja e tij Honey ka më shumë se 320 mijë ndjekës. 258 mijë të tjerë i ka në Instagram.
@princesshoneybellex Pure bread cat ? #loaf #catloaf #catsoftiktok ♬ Sometimes I'm Alone (Lonely Cat) - The Kiffness