Elon Musk e ka humbur epitetin e njeriut më të pasur në planet. Vendin tash e ka zënë drejtori gjeneral i Moet Hennessy Louis Vuitton, Bernard Arnaut.
Sipas listës së Forbes, pasuria neto e miliarderit francez dhe familjes së tij u rrit në 207.6 miliardë dollarë pasi pati një rritje prej 23.6 miliardësh së fundmi.
Ditë më parë, pasuria e Arnalut kaloi vlerën neto të shefit të Teslas, Elon Musk, prej 204.7 miliardë dollarë, që ra për 13 për qind apo Muskut i ra pasuria për 18 miliardë.
Dy miliardët janë të angazhuar për shtim të pasurisë viteve të fundit, derisa Musk pozitën e parë e ka mbajtur për një kohë të gjatë.
Pas Elon Musk renditet shefi i Amazonit, Jeff Bezos me 181 miliardë dollarë, Larry Ellison, shef i kompanisë Oracle për teknologji, Mark Zuckerberg (Meta) dhe Warren Buffett.