Kuriozitet

Ekspozita e Vatikanit në burgun e grave në Venecia

Ekspozite

Punimet e një aktoreje hollivudiane dhe të një artisti kontrovers janë pjesë e një ekspozite të re në një burg italian. Shfaqja e pazakontë është organizuar nga Vatikani për Bienalen e Venecias të këtij viti.

Një palë këmbë të zbathura - të pista, të plagosura dhe të pambrojtura - janë pikturuar në fasadën e burgut të grave në Venecia.

Kjo është vepra e artistit italian,  Maurizio Cattelan.

Është pjesë e pavijonit të Vatikanit në Bienalen e Venecias në një bashkëpunim inovativ mes të burgosurve dhe artistëve.

Fakti që Cattelan është artisti kryesor është befasues, duke pasur parasysh se statuja e tij provokuese prej dylli me përmasa reale të Papa Gjon Palit II,  i tronditi katolikët, kur u shfaq në Bienalen e vitit 2001.

Por komisionari i ekspozitës, kardinali Jose Tolentino de Mendonca, nuk është penduar për zgjedhjen.

“Ne nuk kemi kërkuar artistë të lehtë. Kemi kërkuar artistë të vërtetë. Puna e Cattelanit është shumë interesante nga pikëpamja fetare”.

Teksa shumica e kombeve i mbajnë ekspozitat e tyre në pavijonet e ndërtuara me qëllim në vendet tradicionale të Bienales, ose në një nga pallatet madhështore të qytetit, në vendimin e Selisë së Shenjtë për ta përdorur një burg për këtë thuhet se sa më shumë për të burgosurit, aq më shumë edhe për artin.

Ata që duan të shohin ekspozitën do të udhëhiqen nëpër burg në katër turne ditore nga të burgosurit, duke lënë çantat dhe celularët të mbyllur.
Maksimumi 600 persona do ta shikojnë pavijonin çdo javë.

Në muret e korridorit të hyrjes së burgut varen piktura me poezi dhe rrëfime nga të burgosurit.

Papa Françesku do t’i shohë vetë këto vepra, kur ta vizitojë pavijonin, duke takuar të burgosur dhe artistë gjatë një udhëtimi në Venecia më 28 prill.

Turneu përfundon në “kishëzën” e burgut, ku skulpturat e Sonia Gomesit varen në  tavanin e zbukuruar.