Një elefant aziatik në Tajlandë ka pjellë binjakë në një rast të rrallë, që është përshkruar si mrekulli.
Nëna elefant, Chamchuri, nuk pritej të pillte binjakë dhe kur bëri të parin stafi i kopshtit “Ayutthaya Elephant Palace and Royal Kraal” mendoi se kishte përfunduar aty.
Por teksa po pastronin të parin, dëgjuan një goditje të fortë dhe kuptuan se Chamchuri kishte pjellë një të dytë.
Pjellja e dytë e futi nënën në panik dhe kujdestarët duhej ta frenonin për ta parandaluar që të shkelte të voglin e saj, shkroi BBC.
Binjakët ndodhin në vetëm një për qind të pjelljeve të elefantëve dhe kur janë mashkull-femër, si në këtë rast, janë edhe më të rralla.