Roman Burtsev, një aktor rus që njihet për ngjashmërinë me yllin e Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, ka marrë ftesë për t’iu bashkuar ushtrisë ruse pasi shtimi i peshës ia shkatërroi karrierën e aktrimit.
41-vjeçari kishte menduar se roli si aktori i famshëm amerikan do t’ia siguronte jetesën, por ajo dhe përfshirja në reklama si të vodkave nuk i mjaftuan.

Para se të niste të punonte si aktor imitues i DiCaprios, Burtsev ishte specialist i IT-së. Para se të shkonte në luftë, “DiCaprio rus” jetonte me prindërit në një banesë në Podolsk, afër Moskës.
Burtsev është tetë vjet më i ri se ylli i Hollywoodit.
Pasi i dështoi karriera në aktrim, ai ka punuar në disa markete. Pas një kohe përfundoi në ushtrinë ruse.
Siç ka shkruar “TheSun” britanik, Putini po kërkon në vazhdimësi njerëz që t’i bashkohen ushtrisë në luftën në Ukrainë dhe po paguan rreth 19 mijë euro për këdo që kualifikohet për luftë, e pastaj nga 1900 euro në muaj nëse janë pjesë e fushëbetejës. Nëse dikush vritet, familja e tij kompensohet me rreth 120 mijë euro.