Kuriozitet

Dhoma misterioze brenda shtëpisë “tmerroi” pronaren

Një grua u habit shumë kur brenda shtëpisë gjeti një dhomë që s'e kishte parë kurrë më parë.

Ajo ka publikuar në TikTok videon e momentit kur zbuloi dhomën e fshehur pas hapësirës për gardërobë.

@abrianacristel

My mom broke her closet wall down and it turned out to be a whole new room that the people never finished. We’ve been at this house for 3 yrs

♬ original sound - Abriana Cristel

Mirror ka shkruar se britanikja ishte vendosur me familjen në atë shtëpi tri vjet më parë, por kurrë s'e kishte ditur që ekziston një kthinë e tillë. Brenda saj gjeti papastërti, disa kabllo dhe dollapë, derisa tavani s'ishte i rregulluar.

Dhoma ishte e vogël me dritare anash.