Kuriozitet

Dhjetëra pula “arratisen” nga kamioni transportues në SHBA

Pulat në SHBA

Foto ilustrim

Dhjetëra pula “u arratisën” në rrugët e Brooklynit të hënën, kur dyert e një kamioni mallrash u hapën gjatë transitit.

Upi njoftoi se dyert e pasme të kamionit u hapën dhe pulat e mbyllura në kafaz nisën të binin përtokë, derisa shoferi i kamionit nuk e vërejti një gjë të tillë.

Autoritetet policore dolën në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën, e disa ekipe i grumbulluan pulat e arratisura.

Ato u dërguan në një zonë të sigurt deri në momentin kur do t’i dorëzohen kompanisë transportuese.