Kuriozitet

Delfinët në Gjirin e Meksikës testojnë pozitivë për kokainë

Delfinët

Një numër i delfinëve në Gjirin e Meksikës u zbuluan se ishin pozitivë për kokainën e substanca të tjera qetësuese, sipas një studimi të ri të publikuar të enjten, shkruan DailyMail. 

Siç thotë studimi, delfinët nuk kanë gëlltitur me gojë këto substanca, por droga u është përthithur përmes lëkurës.

U testuan 89 delfinë dhe u konstatua se 30 prej tyre kishin drogë ose substanca të tjera në trupin e tyre, dhe 24 rezultuan pozitivë për një ilaç kundër dhimbjeve, i cili është 100 herë më i fortë se morfina.

Një qetësues i quajtur meprobamate dhe relaksuesi i muskujve karisoprodol u gjetën gjithashtu në yndyrën e kafshëve të testuara.

Në korrik të këtij viti, shkencëtarët konfirmuan se peshkaqenët që jetonin në ujërat në brigjet e Brazilit gjithashtu rezultuan pozitivë në testin e kokainës.