Legjenda e futbollit, David Beckham, me një video qesharake në profilin e bashkëshortes së tij, Victoria Beckham, në TikTok, është bërë viral ditëve të fundit.
Beckhami po grimohej me brushën e bashkëshortes së tij dhe e imitonte gjatë procesit.
“Ja pra, më pëlqen të hidratoj dhe të kujdesem për lëkurën time. Sigurisht, mënyra më e mirë për këtë është duke përdorur produktet e Victoria Beckhamit”, ka thënë ish-futbollisti 48-vjeçar duke promovuar produktet e bashkëshortes.
Videoja menjëherë shpërtheu në TikTok duke marrë 2.3 milionë klikime për vetëm tre ditë. Ndjekësit komentuan duke qeshur me humorin e britanikut.
@victoriabeckham Mr Beckham’s very own #VictoriaBeckhamBeauty tutorial ??
♬ original sound - Victoria Beckham