Kuriozitet

Çka janë aureolat diellore që sot u shfaqën në Kosovë

Aureolat diellore

Në qiellin e Kosovës disa qytetarë sot panë fenomenin e aureolës diellore. Ky shkencërisht shpjegohet si fenomen optik atmosferik, kur një rreth i ndritshëm rreth Diellit shihet në qiell. Kjo ndodh si pasojë e ndërveprimit të dritës me kristalet e akullit në atmosferë.

Si formohet kjo?

Kur kristalet e akullit që gjenden në re, rrezet e diellit depërtojnë apo kalojnë mes tyre, e drita thyhet ose reflektohet në një kënd prej 22 shkallësh. Kjo thyerje apo reflektim i rrezeve bën që të krijohet një rreth i bardhë apo me ngjyra të hirit, që mund t'i ngjajë ylberit, shpjegon platforma shkencore "Britannica".

Fenomeni s'është i rrallë, por nuk shihet në shumë raste, pasi varet shumë prej kushteve atmosferike.

Kristalet e akullit gjenden në lartësi të mëdha të atmosferës, që zakonisht kanë një distancë prej 5 deri në 10 kilometra nga Toka.

Ato formohen në re apo mbi to, për shkak të temperaturave të ulëta