Kuriozitet

Çifti gjerman rikrijon skena filmash duke udhëtuar rreth e rreth botës

Pasi kanë kaluar disa pushime të njëpasnjëshme të këndshme së bashku, çifti gjerman Robin Lachhein dhe Judith Schneider, të dy nga Frankfurti i Gjermanisë, dëshironin që në udhëtimin e radhës të bënin diçka më ndryshe.

Ata kanë shqyrtuar disa ide para se të vendosnin që të bënin diçka shumë të veçantë, siç është, rikrijimi i disa prej skenave më të bukura të filmave të Hollivudit.

Në vitin 2014, ata kanë vizituar kryeqytetin e Çekisë, Pragën, ku rikrijuan një pjesë nga filmi i vitit 2016 “Mission: Impossible”, shkruan CNN.

Brenda pak vitesh, Lachhein dhe Schneider kanë vizituar së bashku shumë vende duke filluar nga Roma e deri në Islandë, nga New Yorku e deri në Utah, me ç’raste, ata kanë rikrijuar skena edhe nga filmat: “Thelma dhe Louise”, “The Hunger Games”, “Eat, Pray, Love”, “The Devil wears Prada” e po ashtu edhe nga serialet e famshme televizive si: “Game of Thrones” dhe “Doëwnton Abbey”.

Çifti kanë krijuar tek në vitin 2018 një llogari në Instagram të quajtur “Secret Famous Places” ku edhe i kanë shpërndarë rikrijimet e tyre interesante.

Llogaria tani ka afro 40,000 ndjekës, derisa këtë faqe e përcjellin edhe fitues të çmimeve “Oscar”.

{gallery}