Nuk është e zakontë që në murin e shtëpisë të hasim gjëra të çuditshme. Megjithatë, kjo i ka ndodhur një burri, derisa me rrëfimin e tij është bërë viral në rrjetin social TikTok.
Frances Chuckieraven ka publikuar një video ku i shqetësuar rrëfen se në shtëpinë e tij, brenda një muri, ka gjetur disa eshtra, që dyshohet se janë eshtra njeriu.
“Po pres që të vjen Policia. Në murin tim ka eshtra – a janë të njerëzve”, ka shkruar ai në videon në TikTok.
Mbi dy milionë njerëz kanë shikuar videon e publikuar, derisa disa kanë shprehur mendime se kujt i takojnë ato mbetje eshtrash. Një grup personash pretendojnë se eshtrat mund t’i takojnë ndonjë lope.
@francischuckieraven Found some bones #rbt #bones #fyp #cops
♬ original sound - Francis Chuckie Raven