Kreut të shtetit, Hashim Thaçi, ose dikush ia ka hakuar Facebookun e tij dhe ka shkruar në emër të tij, ose ka dashur që t’i dërgojë edhe njëherë porosi kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në një metodë tashmë të sofistikuar nga ai, pa përmendur emra.
Është marrë me borën. E i shkurtër ka qenë postimi, që mban inicialet e tij në fund.
“Bora ka zënë të shkrihet shpejt... Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”, është shkruar në profilin e presidentit Thaçi në Facebook.
Zor se Thaçi e ka shkruar këtë status thjeshtë për të përshkruar një proces të natyrshëm që lidhet me borën.
Metafora e shkrirjes së borës është përdorur së fundi nga kryeministri Ramush Haradinaj, që e ka shfrytëzuar për të bishtnuar përgjigjes nëse taksa do të hiqet.