Kuriozitet

Bizoni bllokon autostradën në SHBA

Bizoni në SHBA

Foto ilustrim

Një bizon masiv u filmua në një autostradë në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Autoritetet policore njoftuan se qytetarët raportuan për prezencën e kafshës, duke u endur nëpër rrugë dhe duke i penguar veturat.

Policia iu bëri thirrje qytetarëve për kujdes, shkroi Upi.

“Kini kujdes kur vozitni në rrugë në këtë zonë. Nëse e takoni bizonin, mos iu afroni pasi ata janë të paparashikueshëm”, ka njoftuar Policia.

Në njoftim u theksua që nëse haset në bizonin të njoftohen autoritetet.

Të dhënat thonë në SHBA ekzistojnë mbi gjysmë milioni bizonë, pasi autoritetet ishin kujdesur që të ruhej raca e tyre. Ata dikur ishin shumë më tepër, por dëmtimi i habitatit dhe vrasja e tyre bëri që t'iu rrezikohej prezenca.