Kuriozitet

Bëhet virale në TikTok historia e rrejshme e një vajze

Historia e një vajze në New York e quajtur Dafna Diamant është bërë virale në rrjetin social TikTok.

Ai kishte shpërndarë një video derisa po tregonte se kishte dalë në takim me një djalë. Sipas saj, kur ata kishin porositur në lokalin ku ishin ulur, djali me të cilin kishte dalë në takim nuk kishte pranuar që të paguante për djathin ekstra në hamburgerin e saj, i cili kushtonte 3 dollarë ekstra.

Teksa ajo po tregonte historinë, shtoi se ishte larguar nga takimi dhe më pas e kishte bllokuar djalin që kishte dalë në takim me të.

Videoja, e cila arriti më shumë se 6 milionë shikime brenda disa ditësh, ka ndezur debate të nxehta në të gjithë mediat sociale.

“As unë nuk do të paguaja 3 dollarë për djathin”, kishte shkruar një komentues i cili më pas mori më shumë se 150,000 pëlqime.

“Vëlla, ai është i edukuar financiarisht” kishte shkruar një tjetër, komenti i së cilit kishte marrë afro 95,000 pëlqime.

Por historia që po qarkullon tani në të gjithë internetin nuk ishte në të vërtetë ajo që ndodhi. Djali që doli në takim nuk refuzoi të paguante asnjë faturë.

Në fakt, në vend të kësaj, dyshja dëgjuan një burrë në një tavolinë tjetër duke pyetur një kamariere për çmimin e shtimit të djathit në burgerin e tij, dhe më pas e refuzuan pasi dëgjuan se do të kushtonte 3 dollarë. Kjo situatë ndezi një bisedë mes të dyve se çfarë do të bënte secili prej tyre në atë situatë.

Diamant tha se ajo kishte diskutuar me djalin që kishte dalë në takim, duke shtuar se nëse ai nuk do t’ia paguante, kjo gjë do ta shqetësonte atë.

Diamant tha se e gjithë vëmendja ka qenë paksa dërrmuese, veçanërisht pas leximit të komenteve që e quanin “të çmendur” ose që pretendonin se “do të vdesë e vetme”.

Për këtë arsye ajo e kishte ndarë historinë e vërtetë në TikTok.