Kuriozitet

Banania që kushtoi 930 funte

Një gabim i një supermarketi ka bërë një banane të vlefshme 930 funte.

Bobbie Gordon nga Sherwoodi i Nottinghamit, gati sa nuk i kishte rënë të fikët kur pa se fatura për një banane i erdhi 930 funte, në vend të 11 centëve.

Ajo vendosi që të blinte një banane me porosi online, por banka e paralajmëroi se banania që po blinte kishte çmim gati 1 mijë funte.

Supermarketi “Asda” i kërkoi falje Gordonit pasi kishte ndodhur një gabim në kompjuter.

“I thash djalit tim se ‘duhet ta shijosh këtë banane, duhet ta shijosh çdo kafshatë’”, ka thënë ajo.

Zonja Gordon së bashku me bashkëshortin e saj u befasuan kur panë faturën dhe nuk donin që drama me bananen të zgjaste më shumë.

“Menduam se ishte gabim qesharak dhe nuk mund të na ngarkonin me atë çmim”, ka thënë ajo.

“Pastaj na shkroi banka që na tha se vërejti gabimin në faturim”, ka thënë veç të tjerash Gordon.