Një baba nga Teksasi i cili improvizon se po bën muzikë rok me vajzën e tij të vogël, është ndër gjërat më të ëmbla që mund t’i shihni në TikTok.
Një video ku shihet Marcel Desobeau një ndihmës i zjarrfikësve dhe muzikant, tek u bie baterive me vajzën e tij 7-muajshe, u bë video virale. Dyshja përdor shkopinjtë në karrigen e Laneit e pastaj videon e postoi në faqen e tij në TikTok “Heavy Metal Baby”.
“Ne vendosëm të filmonim fillimisht me këngën e Slipknot ‘All out lies’. Kur u zgjuam ditën tjetër ne kishim mbërritur gjysmë milioni shikime”, tha nëna, Liz Desobeau. “Ne thamë se do të vazhdojmë të bëjmë video sepse Lane kënaqet”.
Marcel Desobeau tha se ai ka luajtur në disa instrumente në bendin e tij që kur ishte 13-vjeçar. Kështu ai dhe Lane kanë luajtur këngët e disa grupeve të njohura si Metallica, Disturbed, System of a Down, Rush e të tjera.
Marcel ka thënë se ai dhe gruaja e tij kënaqen duke bërë video dhe duke parë vajzën tek qeshë.
“Ajo është thjeshtë e mrekullueshme”, ka thënë ai. “Ne nuk e dinim se kishim nevojë për të derisa vërtetë e kishim. Ajo është bekim në jetën tonë dhe do ta duam deri në vdekje”.
@heavymetalbaby @freshcleantees ##heavymetalbaby ##slipknot ##thedevilini ##foryou ##fyp ##metal ##girldad ##dadsoftiktok ##drummergirl ##femaledrummer
♬ original sound - lane
@heavymetalbaby ##heavymetalbaby ##korn ##comingundone ##foryou ##fyp ##metal ##drummergirl ##femaledrummer ##babiesoftiktok @firefighterdebo
♬ Coming Undone - Korn