Kuriozitet

Australia kthen artefaktet e kontrabanduara në Kinë

Australia i ka kthyer Pekinit tre artefakte historike që u kontrabanduan nga Kina, shkruan BBC.

Një fosil dinosauri që është më shumë se 100 milionë vjet i vjetër dhe dy figurina të dinastisë Tang iu dorëzuan zyrtarëve kinezë në Canberra.

Policia e kufirit australian kishte sekuestruar sendet dhe ua referoi autoriteteve për hetim.

Dorëzimi vjen pak përpara vizitës së kryeministrit australian Anthony Albanese në Pekin muajin e ardhshëm.

“Sot ne kemi dëshmuar se si dy kombe mund të punojnë në mënyrë efektive së bashku për të kthyer pronën kulturore në shtëpinë e tyre të ligjshme. Pavarësisht nëse janë sende me rëndësi kulturore që mban Australia ose sende jashtë shtetit që na përkasin neve - ato duhet të kthehen”, ka thënë ministri për Artet, Tony Burke.

Artikujt e kthyer janë:

Fosili i një hifalosaurusi, një specie zvarraniku me qafë të gjatë që ka jetuar në Kinën veri-lindore midis 120 dhe 133 milionë vjet më parë

Një figurinë e dinastisë Tang (618-907 p.e) që përshkruan kalorësin mbi kalë duke luajtur një instrument frymor. Këto figura u vendosën në varre “për të siguruar një udhëtim të sigurt në jetën e përtejme”

Një figurinë prej bronzi e praruar e dinastisë Tang e hyjnisë budiste Avalokitesvara, e cila ka të ngjarë të ishte një pjesë altari