Një kompani do të shesë atlete 299 dollarë me imazhin e Donald Trumpit me gjakun në fytyrë pas atentatit ndaj tij.
Atletet shiten në një faqe që shet këpucë me markën Trump që është në pronësi nga “CIC Ventures LLC”, kompani në pronësi të Trumpit. Kompania ka thënë se atletet janë të limituara me vetëm 5,000 copë dhe se do të dalin në shtator ose tetor. Po ashtu ka thënë se 10 palë do të nënshkruhen nga Trumpi.
“Këto atlete të limituara, me imazhin ikonik të Trumpit me grushtin përpjetë, e nderojnë vendosmërinë e palëkundur të tij”, thuhet nga kompania.
Pas të shtënave në Pennsylvania ku Trump u plagos në vesh, ai u ngrit në këmbë dhe iu drejtua turmës derisa po largohej nga skena.