Braziliania që u arrestua para 10 ditësh në Aeroportin e Zagrebit, pasi tentoi të fusë në këtë vend gati 1 kg kokainë në formë të kapsulave, të cilat i kishte përbirë, e ka nxjerr atë dhe sot është paraqitur para gjykatës ku është mbrojtur në heshtje, raportojnë mediat e huaja.

Andrea 28 vjeçe, u arrestua më 3 tetor. Doganierët në Aeroportin e Zagrebit “Franjo Tugjman” dyshuan në të pasi mbërriti nga Sao Paulo përmes Lisbonës.
Ajo u veçua për kontroll dhe në bagazhin e saj u gjetën gjurmë të drogës. Pas kësaj, u dërgua për kryerje të rëntgenit dhe në trupin e saj u vërtetuan 76 trupa të huaj – kapsula.

Sipas mediave kroate, asaj iu deshën 10 ditë për t’i nxjerrë këto kapsula me ndihmën e laksativëve të fortë. Në fund, pas matjes doli se bëhet fjalë për 990 gr kokainë.
Vlerësohet se me shitje në Kroaci, do të fitonte 15-fish më shumë se që e ka blerë drogën në Brazil. \klix
