Një turist britanik është arrestuar nga policia greke pasi ai vazhdimisht ka dhënë njoftime false për vonesa të fluturimeve nëpërmjet mikrofonave në aeroport, bën të ditur Daily Mail.
Shakaxhiu mori mikrofonin në aeroportin “Zakymthos” në Zante të Greqisë të premten e kaluar, dhe u tall duke u dhënë informacione pasagjerëve se fluturimi është shtyrë për 6 orë.
Policia intervenoi dhe e arrestoi atë.