Pikniku i një grupi turistësh u ndërpre pasi një ari hipi në tryezë dhe hëngri ushqimin e tyre në Parkun Ekologjik Chipinque të Meksikës në shtetin e Nuevo Leon, shkruan BBC.
Pamjet tregojnë kafshën duke ngrënë ‘enchiladas’ dhe ‘tacos’ vetëm disa centimetra larg nga disa njerëz që qëndrojnë të ngrirë në vend.
Në një moment, ariu lëviz kokën në një distancë shumë të afërt nga një grua që mbulon fytyrën e një fëmije.
Pasi hanë, ariu lëviz nëpër tavolinën e piknikut përpara se të hidhet poshtë.
Videoja befasuese u postua në internet dhe u bë virale, duke grumbulluar mbi 10 milionë shikime në platformën TikTok.
Faqja e internetit e parkut paralajmëron turistët se takimet me arinjtë janë shtuar në zonën metropolitane të Monterreyt dhe janë parë duke ecur nëpër parqe, lagje dhe rrugë pranë maleve duke rritur rrezikun për njerëzit.
Parku ka ofruar gjithashtu një listë rekomandimesh në internet se çfarë duhet bërë nëse një person ndeshet me një nga kafshët. Një prej tyre është se turistët nuk duhet të “përpiqen kurrë të fotografojnë një arush nga afër”.