Një nënë beqare e papunë i detyrohet qytetit të Çikagos 105,000 dollarë gjoba parkimi pasi ish i dashuri i saj regjistroi një makinë të vjetër në emër të saj dhe e parkoi në aeroportin O'Hare pa e ditur ajo
Zyrtarët pretendojnë se Jennifer Fitzgerald i detyrohet shtetit 105,761.80 dollarë për 678 shkelje parkimi të lëshuara ndaj një Chevrolet Monte Carlo të vitit 1999 të regjistruar në emrin e saj - dhe thonë se kjo është deri tani gjoba më e madhe e parkimit që qyteti ka parë ndonjëherë.
Problemi i vetëm është se Fitzgerald nuk e ka vozitur asnjëherë atë makinë.
Blerja dhe regjistrimi i veturës në emër të të dashurës kishte ndodhur pasi ajo kishte kërkuar ndarjen.