Një grua u ndal në një dyqan lokal në Kaliforni për të blerë një pije energjetike, por vendosi të blejë edhe një tiketë lotarie.
Ajo ia solli një milion dollar. Alexandria Rodriguez tha se zgjodhi rastësisht tiketën me numrat 22, që rezultuan të jenë fatlumë për të.
“Kam lindur në datën 22, ky është numri im. Paratë do të më ndihmojnë në shumë gjëra, thjesht mezi po pres se çka do të më sjell çmimi. Vetëm gjëra pozitive”, është shprehur ajo, shkroi Upi.