Nick Tobler u bë shumë i famshëm në rrjetin social TikTok, pasi bodrumin e shtëpisë e shndërroi në një akuarium për mbajtjen e ngjalave, shkruan “Upi” të hënën.
Amerikani nga Kentucky tha se kjo ide i erdhi kur së bashku me vëllain u zhvendosën në shtëpinë e gjyshes, në të cilën gjeti hapësira poshtë bodrumit që ishin projektuar për ta shndërruar ujin e shiut në ujë të pijshëm.
Tobler i fitoi qindra-mijëra ndjekës kur nisi procesin e mbushjes së bodrumit me ujë. Tërë procesin dhe investimin e publikoi në TikTok, gjersa ndjekësit nisën të shprehnin interesim për të punën e tij. E izoloi në mënyrë perfekte e pastaj e mbushi me peshq të llojllojshëm e ngjala të gjata.
“Në videon e parë që e postova para se të transferoheshim, e pashë cepin e dhomës dhe thashë: Shtëpia ime, pellg me gjala”, tha burri.
Ai tregoi se aktualisht i mban 12 ngjala amerikane në pellgun nëntokësor, e dhjetëra peshq.