Ekzistojnë qindra teori mbi ekzistencën e krijesave që jetojnë jashtë planetit Tokë, por që ende nuk janë faktuar shkencëtarisht.
Alienët, shpesh të përfytyruar si krijesa të gjelbra, me sy të mëdhenj e trupshkurtër, thuhet janë krijesa që njerëzimi është në dijeni për ekzistimin e tyre, por që ende s'i ka parë.
Metro ka shkruar se në shumësinë e planetëve, alienët mund të ekzistojnë, por arritjet e njerëzimit ende s'kanë arritur në atë stad për t'i vënë në pah.
“Mes gjithë planetëve, rreth gjithë atyre yjeve, në tërë këto galaktika, duhet të ekzistojë një formë tjetër e jetës inteligjente. Ne thjesht nuk mund të jemi vetëm. Nuk është enigmë e re kjo, në fakt ekziston fenomeni Fermi”, thuhet nga shkencëtarë që mediumi britanik i citon.
Në vitin 1950, fizikani që u laureua me çmimin Nobel për Shkencë, Enrico Fermi dhe kolegët e tij në Laboratorin Kombëtar në New Mexico (SHBA), patën diskutuar mbi ekzistimin e disqeve fluturuese. Tryeza shkencore ishte titulluar Ku janë të gjithë, duke aluduar në ekzistimin e alienëve.
Astrofizikani Amri Wande pati sugjeruar se njerëzimi nuk është vetëm, por thjeshtë "jashtëtokësorët janë shumë të avancuar" që njeriu t'i shohë.
“Ata (alienët) nuk e konsiderojnë të denjë Tokën për të bërë një vizitë. Ekizston edhe teori që planetë të tjerë, dikur ishin të jetueshme. Sipas kësaj, jashtëtokësorët gjendeshin në këto planete larg Tokës deri në momentin kur këto vende janë bërë të pajetueshme”, ka thënë ai.
Studime të tjerë thonë se alienët nuk ekzistojnë, ose thënë ndryshe, janë krijesa mikrosopike dhe jetojnë në oqeane.