Kuriozitet

Aeroporti më i keq në botë

Aeroporti i Charleroit në Belgjikë është i njohur për linjat ajrore me kosto të ulët për shkak të afërsisë me Brukselin.

Sipas vlerësimeve të pasagjerëve, aeroporti Charleroi është aeroporti më i keq në botë, ka raportuar “Business Financing”.

Sipas pasagjerëve, pengesa më e madhe e tij është mbipopullimi dhe çorganizimi, veçanërisht në terminal.

Ky aeroport mori vlerësim prej 1.2 nga 10 pikë të mundshme. Aeroporti në Berlin-Brandenburg dhe Leeds-Bradford, janë gjithashtu në top vendet e para për aeroportin më të keq.

Vietnami ka aeroportin më të mirë në botë, ndërsa Singapori dhe Hong Kongu janë në vendin e dytë dhe të tretë.

Kur bëhet fjalë për aeroportet e tjera evropiane, në listën e më të mirëve është Helsinki, i cili është në vendin e pestë, ndërsa Budapesti në vendin e 11-të.

Image