Kuriozitet

Adoleshentja me flokët më të gjata në botë i shkurton pas 12 viteve

Që nga viti 2018, Nilanshi Patel, nga Modasa, Indi, ka mbajtur titullin e rekordit botëror Guinness për flokët më të gjatë të një adoleshenteje.

Në atë kohë, ajo ishte 16 vjeç dhe flokët e saj ishin 170.5 cm.

Korrikun e kaluar, pak para ditëlindjes së saj të 18-të, flokët e Nilanshit u matën për herë të fundit dhe arritën deri në 200 cm, duke i siguruar asaj titullin ikonik për flokët më të gjatë ndonjëherë të një adoleshenteje.

Image

Ajo vendosi të ndalonte prerjen e flokëve kur ishte gjashtë vjeç pas një eksperience të keqe në parukeri.

Ajo qëndroi pas vendimit të saj për 12 vjet dhe më parë i përshkroi flokët e saj të gjata si "sharmin e saj me fat".

Por pasi i rriti flokët për më shumë se një dekadë dhe fitoi tre tituj të rekordeve botërore Guinness, Nilanshi mori vendimin për të prerë flokët e saj, të cilat ka vendosur t’i dërgojë në një muze.

Image