Kamerat e sigurisë regjistruan momentin në një restorant në Misisipi kur një dre u përplas me një nga dritaret e restorantit dhe u fut brenda.
Pamjet nga restoranti “Mi Pueblo” në Pontotoc tregojnë darkuesit që përpiqen t'i largohen drerit teksa po vraponte nëpër hapësirat e restorantit.
Stafi i restorantit shihet duke u përpjekur për të përzënë drerin nga restoranti, por kafsha doli duke u hedhur nga një dritare tjetër.
Kamen Campbell nga Mississippi Wildlife and Fisheries tha se aktualisht është sezoni i çiftëzimit për drerët, duke i bërë ata të sillen në mënyrë të paparashikueshme.