Një burrë me kajak nga Zelanda e Re po filmonte një fokë në mes të detit, kur papritmas zbuloi se pranë tij gjendej një peshkaqen masiv.
Upi ka shkruar se Greg Potter gjendej në kajakun e tij me pedale disa milje larg bregut të gjirit Waihau, kur dëgjoi një zhurmë në ujë dhe fillimisht mendoi se poshtë kishte peshq.
VIDEO:
Ai iu afrua edhe më tepër hapësirës ku kishte zhurmë dhe zbuloi peshkaqenin e madh që gjendej fare pranë tij. Fillimisht, burri nga Zelanda e Re pretendoi se ishte peshkaqen i bardhë, por ekspertët më vonë konkluduan se ishte peshkaqen i tipit “mako”.
“Kur foka u fsheh nën kajak, peshkaqeni u përplas nga poshtë kajakut. Më pas, ata, foka dhe peshkaqeni bënë disa xhiro të tjera rreth kajakut dhe peshkaqeni dikur goditi mjetin”, ka deklaruar më pas Potter.
Ai u shpreh se gati ishte rrëzuar nga goditja e dytë e peshkaqenit, por në fund ia doli të largohej me sukses drejt bregut.