Kuriozitet

Njihuni me gjallesën më të rrezikshme të ujit

Oqeani është shtëpia e jetesës detare të të gjitha madhësive, ngjyrave e formave, që janë shumë unike.

Shumica dërrmuese e këtyre gjallesave janë të padëmshme dhe edhe “miqësore” dhe kur njerëzit futen në ujë, edhe po të bien në kontakt me to, nuk do të jenë të rrezikuar. Por, ka krijesa që duhet të njihen pasi nuk do të jeni fatlumë nëse përballeni me to, thuhet në artikullin e “Divessi”.

Pretendohet se gjallesat më të rrezikshme të ujit janë balenat dhe peshkaqenët. Këto futën në listë, por s’janë më të rrezikshmet.

Gjallesa më helmuese, njëherit më e rrezikshmja është kandili i detit.

Image

Konsiderohet krijesë vdekjeprurëse, pavarësisht se ka pamje të bukur. Ajo përmban helm të mjaftueshëm për të shkaktuar vdekjen brenda pak minuta.

Me origjinë nga Australia, kandili gjendet në ujerat e indo-paqësorit, ka 15 tentakula dhe mund të arrijë madhësinë deri në 3 metra. Prekja e tentakulave të mbuluara me cnidocite (qeliza që shkaktojnë pickim), mund të lëshojë helm vdekjeprurës.

Image

Ky helm sulmon sistemin nervor, gjakun dhe zemrën e viktimës dhe brenda pak minutave, viktima përjeton dhimbje të forta, paralizim, probleme në frymëmarrje, arrest kardiak dhe edhe vdekje.

Në shumë zona të Australisë rekomandohet veshja e kostumeve anti-thumbuese për të mbrojtur lekurën brenda ujit.

Image