Kur astronautët shkojnë në hapësirë, gjatë kthimit përballen me disa probleme shëndetësore. Kjo vjen ngaqë ambienti të cilin e vizitojnë, dallon me atë në Tokë.
Por, shumica e planetëve janë të pamundshëm të përballohen nga trupi i njeriut, andaj blogu “BrightSide” e ka modifikuar se si do të dukej trupi, në rast se do të jetonte në një prej planetëve të tjerë.
Jeta në Mars
Graviteti në planetin Mars është më i ulët se në Tokë dhe gjendet më larg diellit, kështu që do të shihnim më pak dritë dielli. Marsi s'ka fushë magnetike mbrojtëse për shkak të atmosferës së tij të hollë, e kjo do të bënte ekspozim më të madh ndaj rrezatimit.

Me këtë rast, njeriu do të dukej më i gjatë, me strukturë më të fortë trupore për të kompensuar gravitetin si dhe do të kishte sy më të mëdhenj për të perceptuar më mirë diellin.
Për t'u mbrojtur nga rrezatimi, trupi do të shndërronte pigmentin nga melanina në karotenoida, duke marrë ngjyrën e karotave, domateve dhe të portokallit. Pra, njerëzit në Mars do të kishin lëkurë portokalli.
Jeta në Jupiter
Jeta në Jupiter do të ishte tepër sfiduese pasi s'ka sipërfaqe të vërtetë. Planeti përbëhet tërësisht nga gazi, e trupi i njeriut do të duhej të kishte pamje tërësisht ndryshe. Ne një lokacion me presion të lartë, njerëzit do të dukeshin më të mëdhenj fizikisht, do të kishin bisht ndihmues për lëvizje, sy më të mëdhenj dhe duar e këmbë të gjata.

Si dhe, trupi do të posedonte izotope shtesë, në mënyrë që t'i rezistonte rrezatimit të lartë.
Jeta në Saturn
Ashtu si Jupiteri, edhe Saturni përbëhet nga re gjigante hidrogjeni dhe heliumi pa sipërfaqe të fortë dhe erëra të fuqishme. Për shkak të ftohtësisë së madhe, asnjë gjallesë nuk do të mund të mbijetonte, pos nëse trupi njerëzor do të ishte i ndërtuar me përbërës të këtij planeti.

Dendësia mesatare e Saturnit është më e vogël se uji, kështu që njeriu do të dukej si një kandil deti.
Jeta në Mërkur
Jeta në Mërkur është e vështirë. Ky planet gjendet më së afërmi me diellin, kështu që rrezet e tij janë 7 herë më të fuqishme se ato në Tokë. Blogu shkruan se asgjë s'do t'iu bënte ballë rrezeve të diellit pasi temperatura ditën shkon deri në 430 gradë celsius, ndërsa natën bie në -180 gradë. E tërë kjo shoqërohet me meteorë dhe tërmete të fuqishme. Në Mërkur s'ka atmosferë apo ajër për të bërë frymëmarrje.

Mishi dhe kockat e njeriut nuk do të përballonin të jetonin në këtë planet, pos nëse do të përngjanin në metale titanësh. Syzet do të ishin më shumë se të nevojshme për t'u mbrojtur nga ekspozimi ndaj diellit.