Një 11-vjeçar nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, është vlerësuar si “hero i natës” nga autoritetet sllovake, pasi është thënë se ai i vetëm ka kaluar kufirin Ukrainë – Sllovaki, raporton CNN.
11-vjeçari po mbante një çantë në krah, një qese plastike dhe një pasaportë, dhe e kishte një numër të telefonit të shkruar në dorë, siç ka njoftuar Ministria e Brendshme e Sllovakisë.
“Ai erdhi i vetëm pasi prindërit e tij u desh të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët e morën e u kujdesën për të, e dërguan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim e pije”, thuhet nga Ministria