Kuriozitet

12 qershori ndër vite

12 qershori është dita e 163-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1867 – Formohet Perandoria e Austro Hungarisë. Ajo njohu dy shtete të pavarura të bashkuara nën një monarki dhe shpalli të drejta të barabarta për hebrenjtë brenda kufijve të saj.

1924 - Qeveria e sapoformuar (pas revolucionit të Qershorit) e kryesuar nga Fan Noli, shpalli programin e saj prej 20 pikash.

1924 – Në Milton, Masaçusets, lindi George H. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, babai i presidentit të 43-të, George W. Bush. Xhorxh Bush.

1942 – Anne Frank merr si dhuratë një fletore-ditar për ditëlindjen e saj të 13-të, dhe fillon të shkruaj në të mendimet e përditshme.

1994 – Aeroplani Boeing 777 dy-motorësh, më i madhi në botë, kryen fluturimin e tij të parë.

1999- Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe njëkohësisht nisi largimi i forcave serbe.

2017- Dita e parë pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit në Kosovë.