Kuriozitet

10 vendet më të shëndetshme për të jetuar

Faqja e internetit “money.co.uk” ka kryer një kërkim mbi temën e mjediseve më të shëndetshme të jetesës në planet. Ndër vendet e rajonit, Sllovenia renditet e katërta.

Hulumtimi se cilat janë vendet më të shëndetshme për të jetuar është kryer në nivel global dhe janë marrë parasysh të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së njerëzve, duke filluar nga pasojat e pandemisë së COVID-19, e duke përfunduar me faktorë të tjerë të përditshëm, si p.sh. si niveli i obezitetit të qytetarëve, jetëgjatësia, kostot e jetës, niveli i ndotjes apo siguria.

Në sondazhin e fundit, janë shtuar kritere të tilla si disponueshmëria e kujdesit shëndetësor dhe numri i infermierëve të shëndetit mendor, punonjësve socialë, psikiatërve dhe psikologëve në çdo vend.

Bazuar në hulumtim, vendi më i shëndetshëm është Japonia, e cila karakterizohet nga një ndërgjegjësim pozitiv kolektiv për jetën. Në vendin e dytë renditet Zvicra, e cila thuhet se ka mjedisin më të shëndetshëm për një jetë të gjatë. Kuba është në vendin e tretë.

Lista e 10 vendeve më të shëndetshme për të jetuar:

1. Japonia

2. Zvicra

3. Kuba

4. Sllovenia

5. Armenia

6. Kroacia

7. Finlanda

8. Polonia

9. Belgjika

10. Itali