Detaje të reja kanë publikuar të dielën institucionet e Kosovës lidhur me përgatitjen e grupit terrorist për sulmin që bënë në Banjskë një javë më parë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, thanë se nga pamjet e siguruara prej dronëve të vetë sulmuesve, trajnimet janë bërë në Kopaonik, disa ditë para sulmit të së dielës së shkuar. Gjatë konferencës u prezantuan edhe pamje të sulmit pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku.
Pamjet e siguruara nga dronët e grupit të sulmuesve po dyshohet të jenë trajnimet e bëra në Kopaonik në një pronë të Milan Radoiçiqit, për sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë.
Në një konferencë për media të dielën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, barrën e sulmit të një jave më parë ia faturojnë Serbisë, pasi, sipas tyre, dëshmitë tregojnë se përgatitjet janë bërë në Serbi.
Ministri Sveçla tha se sulmi terrorist kishte për qëllim aneksimin e veriut.
“Në këtë tentim të aneksimit të veriut janë angazhuar drejtëpërdrejtë prësidenti Aleksandër Vuciq, ministri i Mborjtjës së Serbisë Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë Milan Mojailoviq. Në deklaromet e tij publike presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është munduar ta mohojë faktin që shteti qe ai udhëheq ka qenë i përshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit”, ka thënë Sveçla.
E drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, theksoi se në bazë të pamjeve të siguruara kuptohet se grupi kishte ushtruar në hapësirën e Hotel Greyt në Kopaonik.
Ai theksoi se ata po ashtu janë stërvitur edhe në poligonin më të madh ushtarak në Serbi.
“Grupit terrorist i është vënë në dizpozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitjet ushtarake para sulmit terrorist në Republikën e Kosovës. Bazuar në të dhënat e siguruara, rezulton se qendra e grupit terrorist ishte Kopaoniku, përkatësisht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit. Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një prej poligonet më të mëdha ushtarake të Serbisë “Pasuljanske Livade”, së paku 4 ditë para sulmit në Banjskë”, ka thënë Hoxha.
Pamje të tjera të prezantuara ishin ato të sulmit të orës 4 të mëngjesit, pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku.
Sipas Hoxhës, patrulla e policisë kishte shkuar për të shikuar se çfarë po ndodhte me kamionët dhe kishte ndodhur shpërthimi.
“Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e sulmit ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Nuk u sulmua Policia Speciale, por patrulla policore e rendit publik. Jemi ballafaquar me kritika se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi”, ka shtuar Hoxha.
Hoxhaj ka konfirmuar se policia ka arrestuar te dielën në Jarinjë një serb të cilit i është gjetur armatim në shtëpinë e tij.
Ministri dhe drejtori i Policisë kanë muhar që për sulmin e 24 shtatorit të kenë negociuar me dikë për t’iu hapur korridor sulmuesve.
Sveçla ka thënë se vila e Milan Radoiçiqit buzë Liqenit të Ujmanit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Ai ka thënë se “bypass” i tunelit është i uzurpuar nga ky kompleks i Radoiçiqit.
Ka shtuar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë që kjo pronë t’i kalohet MPB-së “e pastaj të shfrytëzohet nga Policia” .