LAJMET E MBRËMJES

Nga minat anti-tank deri te hartat, ushqimi e medikamentet. Çka u gjet në Banjskë të Zveçanit

E drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha, në konferencë iu deshën disa minuta për të lexuar gjithë armatimin që u konfiskua nga policia në Banjskë të Zveçanit. Bëhet fjalë për mijëra armë, municione e pajisje të ndryshme

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka numëruar një nga një armët, municionin dhe pajisjet e tjera që janë gjetur në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një ditë më parë u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga serbë të uniformuar e të armatosur.

Gjatë ekspozimit, tha se në bazë të një analize fillestare, shumë prej këtyre armëve dhe municioneve janë përdorur në sulmet e serbëve ndaj Policisë si dhe KFOR-it më 29 maj në Zveçan, e po ashtu janë hasur gjatë operacioneve të shumta të konfiskimeve të armëve në veri.

Kjo sipas tij, e bën të dukshme lidhjen e këtij grupi terrorist me zyrtarët e Listës Serbe, përkatësisht nënkryetarin e saj Milan Radojçiq, si dhe shtetin e Serbisë.

Paraprakisht, Hoxha për disa minuta numëroi armatimin, municionin dhe pajisje të tjera për luftime, që u konfiskuan nga policia në Banjskë.

Janë konfiskuar: 1 veturë e rëndë e blinduar; Vetura xhip - 24 copë; motorë 4x4 - 2 copë, mina kundër këmbësorisë - 8 copë; zolla të mbushura - 29 copë; zolla të përdorura - 7 copë; predha minahedhësish 82 mm - 54 copë; predha 62 mm - 88 copë; granata dore – 75 copë; mina anti-tank - 8 copë; eksploziv dinamit - 150 copë; tromblon për pushkë - 9 copë; detonatorë elektrikë - 23 copë; armë e kalibrit të rëndë lansues me nitroglicerinë - 1 copë; armë e gjatë mitraloz - 6 copë; armë e gjatë AK 47 - 30 copë; armë e gjatë me dylbi - 6 copë; armë të shkurtra revole - 3 copë; armë e shkurtër me shurdhues - 3 copë; shurdhues për AK 47 - 18 copë; karikatorë për AK 47 - 235 copë; antiplumba – 21 copë; municion të kalibrave të ndryshme - sasi shumë e madhe; pastaj dronë - 3 copë; pajisje për dron - 1 copë; dylbi nate – 15 copë; dylbi nate me temperaturë - 1 copë; radiolidhje - 32 copë; Kamera 4; këpucë Tactical - 5 palë; çanta ushtarake – 107 copë; uniforma ushtarake 115 copë; mbulojë kamuflazhi - 10 copë; Busull për orientim - 1 copë; harta nga sateliti - 6 copë; harta topografike - 3 copë; telefon 1 copë, maska – 23 copë; kazma - 28 copë; lopata – 20 copë; sëpata – 8 copë; motor sharra - 3 copë; sharra dore – 4 copë; barela për bartje të plagosurish - 2 copë; ushqime të shumta, medikamente mjekësore, telefona smart - 32 copë, sim kartela - 32 copë; dhe euro e dinarë të Serbisë – 1800 kartëmonedha.