LAJMET E MBRËMJES

Me 6 vota për, Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i ri i UP-së

Qerim Qerim është zgjedhur rektori i ri i Universitet të Prishtinës. Ai është zgjedhur pas intervistimit disaorësh të 6 kandidatëve të mundshëm për këtë pozitë.

Që të gjithë kandidatët për këtë pozitë para Këshillit Drejtues kanë pasur 20 minuta kohë të prezantojnë dhe flasin për planet e tyre për UP.

E kandidati i cili mori më së shumti pikë, profesori i Fakultetit Juridik, ka thënë se në planet e tij si rektor me urgjencë do të punojë në rishikimin dhe hartimin e një statuti për këtë institucion.

"Krijimi i një grupi punues për rishikimin dhe hartimin e një statuti të ri në mënyrë urgjente. Ka nevojë që të rikonceptohen përbërja, përgjegjësitë e zëvendës-rektorit të UP-së... Duhet që ata që shërbejnë në krye të përgjegjësive për menaxhimin e UP-së të kenë përgjegjësi të ndryshueshme dhe në pajtim me programin, dhe në atë çfarë janë nevojat tona dhe cilat janë sfidat tona. Unë propozoj që të ketë një zëvendës-rektor për çështje të personelit akademik, të integritetit akademik, një që do të merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me çështjet e etikave që janë të lidhura me programin që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve të rekrutimit, të zhvillimit të anëtarëve të personelit akademik", ka theksuar Qerimi.

Ndërsa prezantimi i njërit prej kandidatëve këtë të hënë ka pasur gabime drejtshkrimore.

Është prezantimi i profesorit të Fakultetit të Mjekësisë dhe doktorit Ilir Tolaj, i cili është shoqëruar me disa gabime drejtshkrimore.

Të paktën 4 gabime gjuhësore i ka pasur hyrja e prezantimit të Tolajt.

Fjalën ‘arsim’ Tolaj e kishte shkruar me “ë” në dy raste. Fjalës vjetruar Tolaj gjithashtu ia kishte shtuar shkronjën ë më shumë.

Mësimdhënia dhe mësimnxënia gjithashtu ishin shkruar në këtë prezantim të Tolaj gabimisht.

Pozitë e U.D të rektorit deri tash ishte duke e mbajtur Luljeta Plakolli-Kasumi, profesoreshë në Fakultetin Juridik.

Konkursi për zgjedhjen e rektorit të UP-së u shpallë më 21 tetor 2022, e i cili erdhi pas shkarkimit ish rektorit të Naser Sahitit nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Ai u shkarkua me arsyetimin se kishte treguar performancë të dobët dhe mospërmbushje të detyrave të menaxhmentit të lartë sipas përcaktimeve të ligjeve dhe Statutit në fuqi.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ORCA, pati kontestuar kredibilitetin e disa prej kandidatëve për rekor.