LAJMET E MBRËMJES

Mark Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën më 11 mars

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars. 

Vizita nuk është konfirmuar ende nga NATO-ja, por sipas burimeve diplomatike ai do të qëndrojë javën tjetër në Kosovë bashkë me ambasadorët e vendeve anëtare të kësaj aleance. 

Vizita në Kosovë do të jetë e para për Rutten si shef i NATO-s.