LAJMET E MBRËMJES

IKD-ja kritikon KGJK-në e KPK-në për mungesë të transparencës

“Ajo që mund të thuhet është se këto, sikurse KGJK-ja, po ashtu, edhe në tërësi sistemi gjyqësor, çalojnë shumë. Këtë e dëshmon më së miri ajo se nga 520 kërkesa të adresuara nga IKD-ja në KGJK dhe në gjykata, vetëm 258 prej tyre janë kthyer pozitive, ndërsa të tjerat në disa raste nuk kanë pasur përgjigje fare e në disa të tjera janë kthyer përgjigje negative”, ka thënë shprehur Lavdim Makshana, hulumtues në IKD

Mungesa e transparencës është një prej aspekteve në të cilat ngecin si Këshilli Gjyqësor ashtu edhe ai Prokurorial i Kosovës, bazuar në raportin “Administrimi i sistemit të drejtësisë nga Këshillat”, i cili është publikuar të enjten nëpërmjet një konference nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

ka bërë të ditur se dy institucionet kryesore të drejtësisë nuk i zbatojnë dokumentet e miratuara për fushën e transparencës.

Lavdim Makshana, hulumtues në IKD, ka thënë se sfidë për KGJK-në dhe për sistemin gjyqësor përbën trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike.

“Ajo që mund të thuhet është se këto, sikurse KGJK-ja, po ashtu, edhe në tërësi sistemi gjyqësor, çalojnë shumë. Këtë e dëshmon më së miri ajo se nga 520 kërkesa të adresuara nga IKD-ja në KGJK dhe në gjykata, vetëm 258 prej tyre janë kthyer pozitive, ndërsa të tjerat në disa raste nuk ka pasur përgjigje fare e në disa të tjera janë kthyer përgjigje negative”, është shprehur Makshana.

Ai ka përmendur si dështim edhe mosthemelimin e degëve të gjykatave. Makshana ka theksuar gjithashtu se masa më e rëndë e shqiptuar nga KGJK-ja gjatë vitit 2021 ka qenë degradimi i një ish-anëtari të tij. E si progres në aspektin e ngritjes së llogaridhënies në këtë institucion, Makshana ka përmendur faktin se kryetarët e gjykatave janë ftuar që të raportojnë para anëtarëve të Këshillit.

Raporti ka cekur se aspak më mirë në aspektin e transparencën nuk qëndron as Këshilli Prokurorial. Hulumtuesi Mirvet Thaçi ka thënë se dokumentet e miratuara nga KPK-ja për transparencën kanë mbetur vetëm në letër.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës në vazhdimësi e proklamon transparencën dhe llogaridhënien në raport me publikun, për këtë çështje KPK-ja ka miratuar rregullore të veçantë dhe strategji, por këto kanë mbetur vetëm në letër. Kjo vërtetohet më së miri në kërkesat për qasje në dokumente publike, të cilat IKD-ja i ka adresuar në adresë të KPK-së dhe prokurorive, ku nga 231 kërkesa më shumë se gjysma kanë mbetur pa përgjigje”, ka bërë të ditur Thaçi.

Ai ka thënë se KPK-ja nuk është transparent as sa u përket vendimeve të tij. Nga 200 syresh, KPK-ja publike i ka vetëm 103.

Sa i përket llogaridhënies dhe transparencës së KPK-së, Thaçi ka thënë se institucioni ka publikuar Raportin Vjetor të Punës dhe të Prokurorit të Shtetit përbrenda afateve ligjore, si dhe se ka përfunduar vlerësimin e performancës për të gjithë prokurorët. Gjatë vitit 2021, sipas Thaçit, përqindja absolute e vendimmarrjes në Këshill ka përfshirë lirimin e prokurorëve nga përgjegjësia disiplinore. Masa më e rëndë disiplinore e shqiptuar, sipas tij, ka qenë vërejtja jopublike me shkrim. Kjo masë, Thaçi ka thënë se e paraqet një qasje amnistuese të Këshillit në disiplinimin e prokurorëve që përfshihen në shkelje disiplinore.

Sipas raportit që është hartuar pas monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2021, të dy këshillat kanë pasur ngecje edhe për sa i përket miratimit të akteve nënligjore.