Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të enjten dhe të premten në Bruksel, do të shprehin shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
Për këtë çështje nuk është arritur të diskutohet në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së.
Burimet diplomatike e vlerësojnë si javë kyç për vazhdimin e dialogut, pasi thonë se 5-shja ero-amerikane në takimet në Prishtine e Beograd ka paraqitu propozime konkrete për palët dhe pritet që ato të deklarohen deri në fund të javës për to.