Vlerësohet se 33 mijë artefakte historike dhe vepra arti nga dy muze në qytetin ukrainas Kherson janë vjedhur në vjeshtën e vitit 2022. Siç ka raportuar “Kyiv Independent”, kjo është grabitja më e madhe e një muzeu në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore
Një zyrtar ushtarak rus dhe tre zyrtarë nga Krimeja e pushtuar, të emëruar nga Rusia, hoqën ilegalisht më shumë se 33 mijë artefakte historike dhe vepra arti nga dy muze në qytetin ukrainas Kherson në vjeshtën e vitit 2022. Siç ka raportuar “Kyiv Independent”, kjo është vjedhja më e madhe e një muzeu në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Plaçkitja u krye derisa forcat ruse po iknin nga një kundërofensivë ukrainase.
Një gazetar që punonte për “Kiev Independent” u paraqit si producent dhe hetues televiziv rus për të identifikuar bashkëpunëtorët vendas që ndihmuan trupat ruse në plaçkitje. Nëpërmjet hulumtimit, u zbulua se oficeri rus dhe kreu i komunikimeve të Flotës ruse të Detit të Zi, Dmitry Lipov, i cili shërbeu si komandant i qytetit gjatë pushtimit të qytetit, ka siguruar koleksionet gjatë largimit të sanksionuar nga qeveria dhe personalisht vulosi kamionët që transportonin gjësendet e vjedhura.
Sergej Patrushev, i cili u emërua nga autoritetet ruse për të drejtuar departamentin e Muzeut të Ministrisë së Kulturës së Krimesë, zhvendosi pikturat nga Muzeu i Artit në Kherson, për në Krime.
Gjatë vjedhjes, dy drejtorë të muzeve të Krimesë, të emëruar nga Rusia, “Tauric Chersonese”, dhe të Muzeut të Mbrojtjes së Sevastopolit, përkatësisht Elena Morozova dhe Mikhail Smorodkin, zgjodhën eksponate të cilat donin t’i merrnin nga koleksioni i Muzeut të Historisë së Kherson.
Largimi i jashtëligjshëm i koleksioneve nga Kherson në Krime u mbikëqyr gjithashtu nga Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB)./ArtNews