Kulturë

Ylli Ermonela Jaho

“Adriana Lecouvre” nga Francesco Cilea nuk është një titull që gjendet shpesh në programet e shtëpisë operistike të qytetit spanjoll, “Oviedo”. Lista e “Adriana Lecouvreur” është e shkurtër, por e jashtëzakonshme. Qëkur Renata Tebaldi e luajti atë në vitin 1962, Giovanna Casolla dhe Raina Kabaivanska e mbrojtën rolin me interpretime të shkëlqyera. Të tri këngëtaret e lartpërmendura kanë bërë interpretim të nivelit të lartë, dhe janë pjesë e historisë së interpretimit operistik. Që nga gjysma e dytë e shekullit të 20-të dhe deri më tani, nëse ka një soprano që ndjek këtë linjë, është pa dyshim Ermonela Jaho.

"Adriana Lecouvreur" është një operë e veçantë, që dha premierën në kulmin e verizmit, një lëvizje me të cilën ndan disa karakteristika dhe të cilën e ka ndikuar edhe për shkak të disa veçorive, që nga toni aristokratik i komplotit që e lidh atë me ndonjë vepër tjetër të së njëjtës periudhë, por edhe një përzierje ironie dhe sensacionalizmi që lidh me një ton melankolik të përfundimit të asaj periudhe duke formuar edhe një nuancë dekadente që e bën atë një xhevahir brenda repertorit operistik të fillimit të shekullit të njëzetë.

Nëse shfaqni operën e Francesco Cilea në program është mirë që të llogarisni në një soprano të përshtatshme si me vokal ashtu dhe dramaticitet, përndryshe më mirë është të gjeni një shfaqje tjetër pasi që pa protagonistin kryesor në nivel të lartë, vepra nuk funksionon dhe përfundon në mënyrë të mërzitshme, pa mundur për të vënë në pah hilet dhe efektet karakteristike të këtij momenti të komplikuar për krijimet operistike. Ngatërresat dhe hilet e skenarit kërkojnë që sopranoja të jetë si shtyllë mbi të cilën shtrihet dramaturgjia.

Prandaj të llogaritësh në Ermonela Joahon për të drejtuar ekipin ka funksionuar. Sopranoja shqiptare është në kulmin e karrierës së saj dhe rolet si Adriana kanë vënë në pah kualitetin e saj të jashtëzakonshëm dramaturgjik me një shkëlqim të veçantë, që nga fillimi me të famshmen “Il son l’umile ancella” që thekson fokusin e aksionit.

Ajo e mishëron personazhin e saj me një energji kreative dhe një përfshirje që të emocionon edhe në aktin e katërt, me një skenë gati boshe dhe ku ajo është epiqendra, një pjesë që kërkon më shumë sesa shfaqjet e zakonshme për shkak të konceptit të veçantë dhe gati ekspresionist.

Karakteristika vokale që më së miri e definon Ermonela Jahon është intensiteti dhe mundësia për të shfaqur përkushtimin me aftësinë për të zgjidhur litarët dhe për të marrë rreziqe vokalistike, që kthehen në perla të vërteta.

Sharmi formal, teknika perfekte, pasuria brenda çdo nuance, fraza gjithmonë e thënë me kujdes dhe me dialekt preciz, e kompletojnë një produksion të bukur dhe delikat që e mban për vete publikun deri në aktin e fundit – “Poveri Fiori” – duke dhënë një shfaqje që kthehet në një leksion skene, ndoshta edhe jetësor. Triumfi ishte i jashtëzakonshëm dhe i merituar.

Shkëlqimi i protagonistes nuk lë nën hije pjesën tjetër të kastës. Në këtë rast arrihet një balancë e mrekullueshme. Nancy Fabiola Herrera këndon dhe luan një princeshë të guximshme nga Bouillon, duke dhënë një performancë të jashtëzakonshme me “Acerba voulta” kënduar me shumë gjallëri. Edhe Alejandro Roy e kapërceu fillimin me një akordim disi të pasaktë për t'u kthyer në rolin e tij të fuqishëm dhe të gjallë si Maurizio.

Pa të meta ishin edhe Josep Fado, Felipe Bou, Carlo Daza, Albert Casals, Cristina Toledor dhe Marife Nogales, duke përfunduar kastën me akrobatin Davide Riminucci dhe balerinën Luisa Baldinetti, që gjithashtu kishin rol kryesor.

“Intermezzoja” është ruajtur shumë mirë në punën e bërë nga mjeshtri Daniele Callegari në krye të Filarmonisë së qytetit Oviedo.

Callegari punoi shumë me partiturën, ai nxori flori prej tij, i dha një energji të jashtëzakonshme dhe ekspansioniste, që përshtatet shumë mirë me aspektin dramatik të komplotit.

Callegari arrin një diskurs të fuqishëm orkestral që nuk ndikon në ekuilibrin fotoskenik dhe në tingullin e përgjithshëm që vuan nga reduktimi i zakonshëm i ekipit për shkak të rregullave të pandemisë.

Marre nga “La Nueva España”