Kulturë

Xhamaprerësit midis traditës dhe brishtësisë së zanatit

“Ky xham është thyer se dikush ka hekurosur mbi të”, është përgjigjja e shpejtë dhe e menjëhershme e usta Bejtulla Hysenit, sapo sheh xhamin e një tavoline që një myshteri vjen për ta ndërruar. I shtangur mbetet myshteriu, që pyeti paraprakisht se si është e mundur që xhami u thye vetvetiu. 

Hyseni, që ka një jetë që merret me xhama, i mjafton të shohë se është çarë një xham, për ta kuptuar shkaktarin. 

E sapo kryen punë me myshteriun, rrëfen për zanatin e tij. Jo shumë larg dyqanit të tij ndodhet një tjetër xhamaprerës, që po kështu jetën e ka të lidhur me këtë zanat. Dema Dili, ndalet po ashtu në detaje për të kthyer në kujtesë rrugëtimin e tij të përbashkët me xhamin, shkruan sot Koha Ditore.

Historia e tij është edhe histori e shoqërisë, më saktësisht e asaj se sa i kanë kushtuar rëndësi dikur prishtinasit dekorit.

Nami me goblenë

Një fotografi e moçme, saktësisht e vitit 1984, e shpërfaq vitalin Dema Dili, jo shumë ndryshe në fizikun e tij. Pos disa thinjave në flokë e mustaqe. 

Në këmbë, duke punuar në xham mbi tavolinë, fokusin e ka nga fotoaparati. Por ajo që bie në sy në këtë fotografi janë goblenët e shumtë të varur në murin pas shpinës së ustait. E ky, me nostalgji kujton një kohë kur punonin mirë me to. “Përpara kemi pasur emër për këto korniza. 

Se përpara i kemi punuar goblenët. Kur janë martuar, asnjë person nuk ka bërë dasmë pa 5-6 goblenë, e të mos flas për 10, 12 e deri në 20”, thotë Dili. Fitimin thotë se e ka pasur të mirë, e kujton se kurrë nuk kanë punuar me më pak se tre persona në dyqanin e tij.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)