Kulturë

Veprat e Banksyt rishfaqen përsëri

Pas gati dy muajsh, artisti i njohur Banksy është rikthyer prapë.

Këtë herë me një vepër arti në muret e Nottingham në Angli.

Ka vizatuar një vajzë të re me një gomë biçiklete tek luan me të përreth belit. Pranë saj është një çikletë e dëmtuar.

Banorët e lagjes thonë se janë befasuar me këtë art. Pohojnë se sapo e kanë parë, e kanë kuptuar se është dora e Banksyt.

Banksy, para pak orësh, e ka konfirmuar duke e publikuar veprën e artit të vet në rrjetin social Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Banksy (@banksy) on