Kulturë

Vdes aktori Neil Fingleton i “Game of Thrones”, britaniku më i gjatë

Burri më i gjatë në Britaninë e Madhe, Neil Fingleton, aktori i serisë së suksesshme “Game of Thrones”, vdiq në moshën 36-vjeçare, njoftoi sot klubi britanik i personave të së njëjtës gjatësi.

“Për fat të keq jemi informuar ditën e shtunë për vdekjen e Neil Fingleton, burrit më të gjatë në Britaninë e Madhe”, shkruan organizata në profilin e saj në Facebook.

“Fingleton, 2,32 metra i gjatë, vdiq pas një ataku kardiak”, sipas medias britanike.

I lindur në Durham, (Verilindje të Anglisë) ai fillimisht ka luajtur basketboll në SHBA dhe në Spanjë përpara se të rikthehej në Britaninë e Madhe për të përqafuar karrierën e aktorit.

Ai ka luajtur kryesisht në role si “X-Men:Fillimi” (2011) dhe “Games of Thrones”, ku ka luajtur rolin e Mag Mar Tun Doh Weg, i ashtuquajtur Magu i pushtetshëm.

Njoftimi i vdekjes shkaktoi një lumë postimesh në rrjetet sociale.

“Jam thellësisht i prekur nga lajmi i vdekjes tragjike të Fingleton”, shkroi në Twitter Ian Whyte, një tjetër aktor i “Games of Thrones”.

“Ai tashmë i ka realizuar ëndërrat e tij. U prehsh në paqe”, thekson ai.