Diku në rreth një metër katror sillet gjithë hapësira e dyqanit, ku berberi më i vjetër i Prishtinës kryen punën e tij të përditshme. Ka mbushur 84 vjet, por kjo s’e pengon që të vazhdojë punën. Ismail Meshekran ende punon.
E kishte pasur një pauzë atëherë kur mbushi moshën e pensionit, por myshterinjtë e rregullt s’e lanë ta linte zanatin. Iu kthye gërshërëve e briskut për ta. I ka disa më të reja që punon me to, por disa brisqe që thotë t’i kenë diku rreth 80 vjet, i ruan me përkushtim.
Mbase me qindra berberhane janë aktive në gjithë Prishtinën. Lloj-lloj stile flokësh që mund të rregullojnë me mjete moderne. Por, përpos Meshakranit, janë së paku edhe dy berberë të tjerë në Prishtinë, që kanë nga më shumë se pesë dekada punë. Aliriza Sadriu dhe Bedredin Karabeg kanë nga 67 vjet. I pari flet për berberhanen si vend të muhabeteve, e i dyti për qethjen si art, e berberin si psikolog.
Dyqani i berberit - gazeta e qytetit
Me gjithë moshën gati tri herë më të vogël, ai insiston që të rrijë në këmbë. Është vetëm një karrige në dyqan.
“Ulu, ose po e lëmë këtu muhabetin”, insiston me buzë në gaz burri 84- vjeçar. “Jam mësuar unë të rri në këmbë”, thotë më tej, si për të hequr çdo dilemë keqardhjeje... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)